Homepage > Inspiration > Moda për vjeshtën

Moda për vjeshtën

Koha fluturoi dhe vera tashmë ka ngelur pas. Vjeshta arriti shpejt. Por mos u shqetësoni, ju nuk do jeni të papërgatitur për dekorimin e shtëpisë tuaj në sezonin e vjeshtës. Këtu janë disa trende mobilimi për vjeshtën…

Modelet me pëlhura janë pa dyshim një çështje thelbësore e këtij viti. Pas kërkimit të një game të ndryshme të pëlhurave, përdorimi i tyre në pjesë të ndryshme të shtëpisëtuaj do të jetë gjëja më e mirë që ju mund të bëni për shtëpinë tuaj.

Mos kini frikë të bëni kombinime. Ju mund të përdorni pëlhura të ndryshme veç e veç për çdo divan të shtëpisë. Individualisht modelet e jastëkëve dekorativë, tapetët dhe perdet mund të japin përshtypjen e kaosit për sytë e parafinuar; por për sytë e sofistikur ato janë të sigurtë dhe krijojnë një harmoni dhe unitet të shkëlqyer në stilin e shtëpisë tuaj gjatë ditëve të errëta të vjeshtës.

Kalimi nga artificialja në natyralen vazhdon. Shtëpia juaj do të jetë e mbushur me një frymë të pabesueshme të jetës me një kon pishe apo një xhingël druri të gdhendur me dorë që ju mund të gjeni në oborrin e shtëpisë tuaj, ose me pamjen e natyrshme të një pikture të vërtetë në të cilën ju mund të shihni penelatat e piktorit.

Për t’iu kthyer natyrës, lejojeni tokën që t’iu frymëzojë. Mos kini frikë që të përdorni çdo ton të tokës që ju mendoni dhe derivatet e saj në pjesë të ndryshme të shtëpisë tuaj. Këto ngjyra në tone të errëta nuk do e bëjnë shtëpinë tuaj të duket e zymtë. Përkundrazi, këto ngjyra do të veprojnë si një burim për ngrohjen natyrore të shtëpisë tuaj me rregullimin e duhur të ndriçimit.

Natyrisht, sipërfaqet prej druri do të jenë më të mirat. Një shtëpi e hijshme me sipërfaqe druri, që nga dyshemeja tek divanët dhe nga tavolina e ngrënies tek tavolina e kafes, asnjëherë nuk do të jetë e privuar nga pamja natyrale. Këto kombinime natyrale detyrohen t’iu mbajnë ju dhe të ftuarit tuaj ngrohtë në ditët e ftohta të vjeshtës.

Kthehu në fillim
moda-pr-vjeshtn-enza-home