Homepage > Inspiration > Moda për dimrin

Moda për dimrin

Një dekorim i ngrohtë i shtëpisë do iu ngrohë zemrën tuaj në këto ditë kur ne fillojmë të ndjejmë plotësisht të ftohtin.

Këtë dimër është shumë e rëndësishme të dini se cilat ngjyra duhet të zgjidhni në dekorimin e shtëpisë tuaj. Shmangni ngjyrat fluoreshente. Ngjyrat natyrale për tapetet dhe perdet tuaja do iu bëjnë të ndiheni më të relaksuar. Për mobiljet tuaja zgjidhni më shumë ngjyrat e toneve të tokës. Këto kombinime do të jenë të mjaftueshme për të ndryshuar gjendjen e shtëpisë tuaj menjëherë.

Mos kini frikë të jeni të guximshëm kur zgjidhni mobiljet tuaja si për shembull perdet dhe divanët. Pëlhurat lukzose kadife do të balancojnë estetikën e përgjithshme në shtëpinë tuaj. Përveç kësaj, llojet e ndryshme të pëlhurave dekorative të tavolinave mund të jenë një angazhim për ju në kohën tuaj të lirë dhe një element plotësues për dizajnin tuaj të brendshëm.

Zgjedhja e pëlhurës është një temë e rëndësishme për jastëkët dekorativë, për të shmangur ato uniforme.Vendosini jastëkët tuaj në modelet e zgjedhura të divanëve të ndryshëm në dhomën tuaj të ndenjes. Ato janë një nga mjetet më të rëndësishme të dekorit tuaj, kështu që mos e kufizoni veten në zgjedhjen e tyre. Katrorë, drejtkëndësh, të rrumbullakët… Jastëkët dekorativë të çdo forme do shtojnë bukurinë e divanëve tuaj.

Këtë dimër, detajet e drurit në ndenjëset tuaja do iu mbajnë vazhdimisht ngrohtë. Vitet kalojnë, por druri mbetet i përjetshëm. Si çdo gjë, përdorimi i tepërt i drurit mund të shkaktojë një imazh mbytës. Përdorimi i drurit në doza të duhura si psh. në këmbët e divanëve apo tavolinat e kafes do japë më shumë se një kënaqësi vizuale; romancën dimërore që keni dëshirë.

Kur është fjala për romancën dimërore, nuk ka dyshim se viti i ri vjen i pari në mendje. Këto ditë, ku ne kemi hyrë në vitin e ri, një pemë elegante në shtëpi do të shtojë bukurinë e saj. Në vend që të jeni të gatshëm për të përdorur zbukurimet, stolitë e punuara me dorë dhe pemët e zhveshura do të jenë emocionuese për një periudhë kohore.

Kthehu në fillim
moda-pr-dimrin-enza-home